-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si të kultivohet limoni

Më të lexuarat

Limoni është një pemë e mrekullueshme agrume që është në dispozicion gjatë gjithë vitit, por në qoftë se jeni një kopshtar i pasionuar, pse të mos e provoni ta kultivoni vetë atë?

Përveç faktit se asnjë shije nuk mund të krahasohet me shijen, freskinë dhe aromën e limonit të kultivuar organikisht, pema e limonit mund të jetë një dekorim fenomenal në kopshtin apo ballkonin tuaj, prandaj nuk ka asnjë arsye që të mos përpiqeni ta kultivoni atë dhe ta përfshini në familjen tuaj të vogël të bimëve.

Pema e limonit zakonisht ka sukses në kushte të ngrohta klimatike ku ka shumë intervale me diell, por pa problem mund të rritet edhe në zonat e ftohta në qoftë se jeni të kujdesshëm me disa detaje të rëndësishme.

Si ta kultivoni pemën e limonit – hap pas hapi

Materiali i nevojshëm:

Limoni organik për fara;

Dheu – mundësisht i pasuruar me pleh organik;

Vazo;

Vend i mirë me diell.

Procedura

Në një kovë përzieni dheun me ujë që ta lagni dhe përzieni mirë, pastaj dheun ashtu të lagur vendoseni në vazo për ta mbjellë në të farën e limonit.

Përgjysmojeni limonin dhe zgjidhni farat që janë të tëra. Vendosni farat në gojë dhe thithni deri sa t’i hiqni të gjitha pjesët e limonit dhe derisa shija të mos zhduket plotësisht (fara nuk duhet të thahet në asnjë çast), dhe pastaj mbilleni farën në dhe të lagësht në rreth 1.25 cm nën sipërfaqe.

Farat lagni mirë dhe mbuloni me qese plastike në të cilën i keni shpuar disa vrima dhe të cilën e keni forcuar me shirita gome për vazo, që dheu të jetë i nxehtë dhe i lagësht gjatë gjithë kohës.

Vazon vendoseni në një vend të ngrohtë dhe përcilleni disa ditë dhe mos lejoni që dheu të thahet plotësisht, por edhe mos e teproni me ngrohje dhe ujitje, sepse kjo mund të shkaktojë që farat të kalben, transmeton Koha.net. Duhet gjetur ekuilibri i përsosur.

Pas dy javësh do t’i shihni edhe rezultatet e para, dhe atëherë është koha ta largoni mbulesën plastike, ndërsa vazon vendoseni në një vend me shumë rreze të diellit në oborrin, ballkonin apo apartamentin tuaj.

Kur mbin bima, krejt çfarë duhet të bëni është të kujdeseni në këtë mënyrë:

Kur pema është ende e re, ujiteni shpesh dhe mos lejoni që toka të thahet, por edhe bëni vrima të mira për drenazhim, që uji të mos qëndrojë shumë në vazo.

Lëreni vazon në një vend të mirë me diell, ku do të jetë e ekspozuar në diell për të paktën tetë orë gjatë ditës.

Herë pas here “ushqejeni” pemën tuaj të limonit me ushqyes në formë të plehut organik dhe atij artificial, afërsisht dy herë në vit.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhurojini bimës tuaj vëmendje dhe dashuri, flisni me të dhe këndoni dhe me siguri do të rritet më mirë.

Për të arritur nga dheu e farat deri tek frutat e verdha aromatike do të nevojiten 3-6 vjet, por vetë procesi i rritjes së limonit do të jetë një kënaqësi e madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit