2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dodik iu ofron toka serbëve të Kosovës

Më të lexuarat

Kryetari i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ka thënë se angazhohet për ndarjen e Kosovës në dy shtete për dy popuj. Ai ka vlerësuar se mbajtja e një konference ndërkombëtare, sipas modelit të asaj në Dayton, do të ishte vrastare për Serbinë, sepse do të hapte mundësinë e hapjes së çështjes së Sanxhakut dhe Vojvodinës.

“Insistimi në ndarjen e Kosovës në dy shtete për dy popuj, për çfarë unë angazhohem, është vija e fundit e mbrojtjes së interesave nacionale serbe”, ka thnë Dodik, në një intervistë për “Blic”.

Mirëpo ai ka thënë se do të përkrah pozicionin e Serbisë çfarëdo që të jetë qëndrimi i saj për Kosovën, duke pasur qëllim kryesor gjithnjë parandalimin e njohjes së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina.

Duke shpjeguar se çfarë ndarje propozon ai ka thënë se veriu i Kosovës, disa komuna ku serbët janë shumicë, do të duhej që t’i bashkëngjiteshin Sebisë, por me porosi të qartë për serbët nga jugu, të cilët duan të shkojnë nga Kosova, se Serbia duhet t’u garantojë lokalitete të caktuara dhe t’u ndihmojë në krijimin e ekonomive të reja familjare.

“Madje edhe ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e atij procesi”, ka thënë Dodik, duke bërë të qartë se Republika Sërpska do të mund t’u ofronte tokë për vendosjen e serbëve nga Kosova.

Ai e ka bërë të qartë se “me politikën e këtillë të implementimit të politikës së Brukselit, Kosova pas disa muajsh, ose pas një deri në dy vjet, de facto do të bëhet e pavarur “.

Dodik vlerëson se në fund Bashkimi Evropian do t’i vendos kusht Serbisë njohjen e Kosovës, për ta pranuar në BE.

“Evropa nuk e do Serbinë derisa të mos zgjidhet përfundimisht çështja e Kosovës”, tha Dodik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit