4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Emiri i Kuvajtit për vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Erdoan

Më të lexuarat

Emiri i Kuvajtit, Sheiku Sabah Al Ahmed Al Cabir Al Sabah do të zhvillojë nesër një vizite në Turqi.

Sipas deklaratës së bërë nga Qendra e Informacionit të Presidencës, Emiri i Kuvajtit, Sheiku Sabah Al Ahmed Al Cabir Al Sabah do të zhvillojë nesër një vizitë në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Gjatë vizitës që do të zgjasë deri në 22 mars Al Sabah-ut nga ana e Presidentit Erdoan do ti jepet Dekorata e Shtetit.

Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme për të cilat kanë përfunduar bisedimet.

Në deklaratën e Qendrës së Informacionit të Presidencës shkruhej: “Vizita në fjalë, ku do të shqyrtohen tema dypalëshe dhe rajonale, do të kontribuojë jo vetëm në marrëdhëniet aktuale në nivel të shkëlqyer me Kuvajtin por edhe në zhvillimin e bashkëpunimit në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit