4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Panoramë e lëvizjeve të ekstremit të djathtë në Evropë

Më të lexuarat

Më poshtë vijon një panoramë e partive kryesore të ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian, pas zgjedhjeve legjislative në Holandë, ku Partia e ekstremit të djathtë për Lirinë, i humbi ato:

HOLANDË

Partia për Lirinë (PVV), parti anti-islame, e Geert Wilders u rendit forca e dytë e Parlamentit holandez, pas liberalëve, me 20 vende nga 150 (rezultat paraprak) ose pesë deputetë më shumë se gjatë zgjedhjeve të fundit të vitit 2012.

FRANCË

Fronti Kombëtar (FN) i themeluar në 1972 nga Jean-Marie Le Pen, po drejtohet që nga 2011 nga vajza e tij Marine, kandidate për presidencialet më 23 prill dhe 7 maj.

E pranishme në raundin e dytë të zgjedhjeve në të gjitha sondazhet, por humbëse në përballjen përfundimtare, Marine Le Pen po bën fushatë për daljen nga euro dhe rivendosjen e kufijve kombëtare.

FN-ja që numëron dy përfaqësues në Asamblenë Kombëtare dhe dy në Senat ishte fituesja kryesor në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale të dhjetorit 2015 (27,7 për qind të votave), por humbi në një rajon në raundin e dytë.

HUNGARI

Jobbik (Lëvizja për një Hungari më të Mirë) e drejtuar nga Gabor Vona është forca e dytë në Parlament me 24 deputetë.

Përballë linjës së ashpër anti-imigracion dhe autoritare të kryeministrit konservator,Viktor Orban, Jobbik paraqiti sloganët me doza të forta dhune raciste dhe antisemite në fillimet e saj për të përcaktuar një platformë politike drejt një qëllimi të ri.

AUSTRI

Partia e Lirisë (FPO), e krijuar në 1956, nga ish-nazistë, është ndjekur më tepër nga lëvizje pangjermaniste sesa liberale.

E kualifikuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dhjetorit 2016, kandidati i saj Norbert Hofer dështoi për t’u shpallur fitues si presidenti i parë i ekstremit të djathtë të një shteti në BE.

FPO numëron 38 deputetë në Parlamentin kombëtar.

GJERMANI

Alternativa për Gjermaninë (AfD), formacion populist anti-migrant e krijuar në 2013, duke u afruar me ekstremin e djathtë, ka ambicie me rastin e legjislativeve të 24 shtatorit të zgjidhet partia e parë e së djathtës së ashpër që është pjesë në Bundestag që nga viti 1945.

ITALI

Liga e Veriut, lëvizja e vjetër separatiste u transformua nën shtysën e Matteo Salvinit, i cili ”mori frerët” në fillim të 2014, në një parti anti-euro dhe anti-emigrantë.

Në fillim të dhjetorit 2016, ai propagandoi me sukses për «jo» në referendumin për rishikimin e Kushtetutës që çoi në rrëzimin e qeverisë së Matteo Renzi.

Me mundim për t’u futur në Jug, Liga e Veriut siguroi 18 vende në Dhomën e deputetëve gjatë legjislativeve të 2013.

BELGJIKË

Vlaams Belang (Interesi Flamand) mbështet pavarësinë e Flandrës, provincë holandofone e Belgjikës. Kjo forcë zotëron që nga qershori 2014 tre nga 150 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, me rënie të dukshme, ndërsa elektorali i saj ka kaluar drejt partisë nacionaliste Aleanca e Re Flamande (N-VA).

GREQI

Agimi i Artë (AD) partia neonaziste dhe ksenofobe e Nikos Mihaloliakos shënoi një sukses të ri në legjislativet e shtatorit 2015 me rizgjedhjen e 18 deputetëve, por në fillim të marsit në këtë forcë politike 13 deputetë janë nën hetim për gati dy vitesh për formacion të «bandave kriminale » duke humbur reputacionin si forca e tretë në parlament në favor të PASOK-ut (socialiste) pas largimit të një deputeti.

SUEDI

Demokratët e Suedisë (SD) shënuan një avancim historik në shtatorin e 2014 duke u renditur forca e tretë e vendit me 13 për qind të votave. Ata zotërojnë 48 vende në Parlament nga një total prej 349 pas përjashtimit në fillim të shkurtit të një deputeteje për antisemitizëm.

E krijuar në 1998 dhe drejtuar nga Jimmie Åkesson, kjo parti nacionaliste dhe anti-imigracion u distancua nga fraksionet raciste dhe të dhunshme, mjaft aktive në vitet 1990.

SLLOVAKI

Sllovakia jonë (LSNS) partia neo-naziste e Marian Kotleba, e themeluar në 2012 përfitoi nga frika e pushtimit migrator për të shënuar në marsin e 2016 hyrjen e saj në Parlament, me 14 vende nga 150.

BULLGARI

”Attack nacional union” (ATAKA) i drejtuar nga Volen Siderov ka si elektorat minoritetet kombëtare kryesisht minoritetin rom.

Ai mundi të fitojë në 2014 11 vende në Parlament, një rënie e ndjeshme në raport me zgjedhjet e mëparshme.

BRITANI E MADHE

Partia për Pavarësinë e Britanisë së madhe (UKIP) pa u cilësuar ekstrem i djathtë është në mënyrë të hapur anti-emigrant dhe anti-evropiane. Në fundin e 2016 kjo forcë politike zgjodhi liderin e saj të ri, Paul Nuttall, për të pasuar Nigel Farage, faktor kyç i Brexit.

UKIP, në vitin 2015, u rendit forca e tretë politike në vend me gati 13 për qind të votave por zotëron vetëm një deputet në Parlament.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit