8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Çavushollu i jep një shuplakë ministrit të llastuar të Greqisë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i ka dhënë një përgjigje shuplakë ministrit grek në lidhje me deklaratat provokuese, që ky i fundit kishte bërë për ishullin shkëmbor Kardak në Detin Egje.

Çavushollu i vlerësoi si “kalamallëk” deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. “Të mos e testojnë durimin tonë”, tha shefi i diplomacisë turke.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Shoqatën e Gazetarë të Antalyas (AGC) Mevlut Çavushollu në lidhje me deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias tha se ministri grek bën vazhdimisht deklarata e veprime provokuese.

Si një vend që ka besim në vetvete, këto deklarata ngandonjëherë ne i vlerësojmë me durim, ngandonjëherë shfaqim pjekuri, nuk e marrim gjithmonë në konsideratë një njeri që jeton me komplekse, u shpreh Çavushollu duke shtuar se do të bëjnë atë që duhet kur bëhet fjalë për nisma ndaj ndjeshmërisë së qytetarëve.

Mevlut Çavusollu tha se e kanë paralajmëruar edhe qeverinë greke për këtë çështje.

“Ne u kushtojmë rëndësi marrëdhënieve tona me Greqinë. Ka çështje të ndryshme për të cilat ne kemi mendime të ndryshme siç janë: ishujt në Egje, çështja e platformës kontinentale, vija e fluturimit në Egje etj. Por edhe në lidhje me këto çështje ne kemi mekanizmat përkatëse, zhvillojmë takime konsultative. Dhe këtë e bëjmë për të mos e shtuar më tepër tensionin”, u shpreh Çavushollu.

Disa (ministra) nga qeveria greke dalin me retorika provokuese, theksoi shefi i diplomacisë turke duke shtuar se “edhe durimi i tyre ka një kufi”.

Çavushollu tha se ata kanë shfaqur pjekuri të madhe kundër retorikave të llojit “kalamallëk” të ministrit grek.

“Mirë, ne jemi të pjekur dhe tregojmë pjekuri, por unë nuk dua të flas më shumë, sepse disa gjëra politike le të qëndrojnë mes nesh, dhe ne e dimë që edhe vet qeveria greke është e shqetësuar nga ky ministër”, theksoi Çavushollu.

“Tani ne e kemi për detyrë të durojmë fëmijët e llastuar të Evropës dhe qeverisë greke? Puna jonë është që të merremi me ata? Greqia me Turqinë janë dy vendeve fqinje, dhe këtë realitet nuk mund ta ndryshojmë. Kemi edhe probleme, por ne vazhdojmë ta ruajmë vullnetin për ti zgjidhur ato. Në histori ka pasur luftëra, janë bërë lufta çlirimtare. Vetëm se këto vitet e fundit ka ndodhur një afrim mes popujve tanë. Qytetarët tanë shkojnë në Greqi, vizitojnë ishujt grekë. Grekët vijnë në Turqi. Në fakt po ti shikojmë mirë gjërat, kemi shumë anë të ngjashme. Por para së gjithash vet Greqia nuk duhet të lejojë që një fëmijë i llastuar të hedhë dritëhije mbi të gjitha këto”,- vlerësoi Çavushollu.

Në lidhje me ministrin grek, i cili kishte bërë në një deklaratë provokuese  rreth ishullit shkëmbor “Kardak” në Detin Egje Çavushollu tha:

“Ne nuk do të hyjmë në gara të caktuara me mentalitete të tilla. Nuk kemi as nevojë t’u tregojmë atyre muskujt. Besoj se ata e dinë më së miri se çfarë mund të bëjë ushtari turk kur e kërkon nevoja. Ata duhet t’ia shpjegojnë mirë atij fëmijës së llastuar dhe të mos na e sjellin në majë të hundës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit