Nëse gjen një shejh:
Nëse gjen një shejh, fisnikëria dhe burrëria e të cilit është më e madhe se dija e tij, atëherë qëndro pranë tij dhe përfito prej tij; por shtoji vetes edhe një shejh tjetër që ta plotësojë boshllëkun shkencor.
Nëse gjen një shejh, dija e të cilit është më e madhe se urtësia dhe pjekuria e tij, atëherë mëso prej tij pa u lidhur ngushtë me të; merr nga dija e tij, por mos lejo që të të prekë pamaturia e tij.
Nëse gjen një shejh, vetëbesimi i të cilit, prania e tij mediatike dhe guximi për t’u futur në çdo çështje janë më të mëdha se dija e tij, atëherë ik prej tij siç ikën nga luani, madje edhe më shumë. Ky lloj të jep ndjesinë e dijes, por jo dijen; të jep atë që dëshiron, e jo atë që të nevojitet.
Por nëse gjen një shejh të plotësuar në mendje, të përsosur në dije, me fisnikëri të qartë dhe që shfaq përmbajtje nga nxjerrja e vetes në pah dhe nga futja në çdo debat e çështje, atëherë kapu pas këtij mali, edhe nëse të thyhen thonjtë duke u mbajtur pas tij; përndryshe, do të pendohesh.
Dr. Besam Halil Es-Safedij (Gaza)
