1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Autori i sulmit ndaj Izraelitëve në Bullgari ende i paidentifikuar

Më të lexuarat

Bullgaria tha se do të njoftojë së shpejti rezultatet e hetimit të sulmit terrorist të korrikut në aeroportin e Burgasit.

Rezultatet e hetimit në bombën vetëvrasëse në aeroportin e Burgasit të Bullgarisë verën e kaluar pritet të bëhen publike së shpejti, tha këtë japë Ministri i Brendshëm bullgar Cvetan Cvetanov.

Sulmi i 18 korrikut synoi një autobus që transportonte turistë izraelitë. Pesë prej tyre dhe shoferi i autobusit, një shtetas bullgar, u vranë gjatë shpërthimi. Së paku 30 vetë, shumica izraelitë, u plagosën.

Askush nuk mori përgjegjësi për sulmin.

Sofja tha se nuk do t’i vërë gishtin asnjë organizate apo vendi derisa të përfundojë hetimi, që përfshin Interpolin, shërbimet e SHBA-së dhe ato partnere euro-atlantike.

Autoritetet bullgare thonë se autorët përfshinë “tre deri katër individë.”

“Asnjë prej tyre nuk është shtetas bullgar,” tha Cvetanovi në një intervistë me transmetuesin privat Darik Radio me qendër në Sofje, të shtunën (15 dhjetor).

Të dyshuarit mbërritën në Bullgari “rreth 20 ditë përpara sulmit” citoi agjencia e lajmeve FOCUS me qendër në Sofje të thotë ministri. Ata hynë në vend nga vende të tjera anëtare të BE-së duke udhëtuar me pasaporta të ligjshme. Ata përdorën dokumente të rreme, megjithatë, kur u rregjistruan në hotele dhe morën me qira apartamente e makina brenda Bullgarisë.

E vetmja kartë identifikimi e gjetur në sulmuesin me bombë vetëvrasëse ishte një patentë makine e rreme. Ndonëse hetuesit kanë shenjat e tij të gishtërinjve dhe profilin e ADN-së së tij, nuk kanë qenë në gjendje t’a identifikojnë atë.

“Sapo të identifikohet sulmuesi, do të jemi të aftë të shpjegojmë të gjithë skemën,” tha Kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Kur u pyet për të përcaktuar organizatorët e sulmit, Cvetanovi, tha për Darik Rdio se “Disa supozime mund të bëhen mbështetur në të gjithë informacionin e mbledhur deri tani,’ por nuk dha hollësi.

Eksperti bullgar i sigurisë dhe kundër-terrorizmit Slavço Velkov thotë se përgjigjja do të bëhet e njohur sapo motivet për sulmin të jenë të qarta. Ajo që duhet gjithashtu të vendoset, tha ai, është “nëse ky ishte një akt hakmarrje kundër Bullgarisë sesa Izraelit, por u krye kështu që të dukej se po synonte Izraelin.”

“Do të dimë përfundimisht se kush është pas sulmit sapo t’i përgjigjemi pyetjes ‘pse?’,” tha ai përSETimes.

Mund të ketë arsye të ndryshme se pse përpjekjet ndërkombëtare për të identifikuar sulmuesin e dyshuar u vërtetuan të pafrytshme deri tani, tha Velkovi, duke vënë në dukje se ishte “tepër e mundshëm” që i dyshuari nuk ishte një vetëvrasës i vërtetë me bombë. Ai “ishte më së shumti mbase një mercenar, që ishte pajtuar për të shpënë eksplozivin.”

Përveç kësaj, përpjekjet për të përcaktuar identitetin e të dyshuarit nuk janë botërore. Kërkimi po bëhet në vendet ku Interpoli ka përfaqësim dhe shërbimet e posatçme bullgare, CIA dhe FBI janë në gjendje të bëjnë kontrolle, sipas Velkovit./setimes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit