14.7 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Kur heshtin dijetarët

Më të lexuarat

Dëgjojmë disa njerëz që i shajnë dijetarët me pretendimin se ata heshtin për disa ngjarje që ndodhin apo për disa problematika të mëdha, çfarë mendoni për këta njerëz o dijetari ynë i nderuar?

Përgjigjja: Ndonjëherë heshtja është më e mirë se fjala dhe ndonjëherë fjala është më e mirë se heshtja. Dijetarët përpiqen që të ruajnë dobitë dhe të shmangin të dëmet, e flasin vetëm atëherë kur fjala bën dobi dhe heshtin vetëm atëherë kur heshtja bën dobi, pra dijetarët: flasin vetëm kur është e përshtatshme dhe heshtin vetëm kur është e përshtatshme.
Gjithashtu kur ndodhin ngjarje apo çështje të mëdha nuk është në dobi që të flasë çdokush, por u lihet hapsirë njerëzve të ditur, mendimtarëve dhe njohësve të mirë, siç thotë Allahu i Madhëruar: “ E kur u vjen atyre një çështje që ka të bëjë me sigurinë ose frikën ata e përhapin menjëherë (pa e vërtetuar më parë), e nëse do ta kthenin më parë (për shqyrtim) tek i Dërguari dhe të parët e tyre, atëherë do ta merrnin vesh (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). En nisa: 83.
Çështjet që kanë të bëjnë me muslimanët dhe umetin nuk i takon t’i shqyrtojë askush përveç të diturve dhe udhëheqësve. E nëse flet çdokush për to, atëherë ky është një dëm që i bëhet muslimanëve duke përhapur panik dhe gënjeshtra që shkaktojnë fitne, pa arritur asgjë konkrete në dobi të tyre. Ndonjëherë çështje të tilla mund të jenë të fshehta dhe kurohen po në fshehtësi dhe jo në publik, por në fshehtësi dhe mënyrën e duhur, prandaj për çështje të tilla kërkohet logjikë dhe mendim largpamës.
Është detyrë për njerëzit e rëndomtë që për çështje të tilla të kthehen tek dijetarët, mendimtarët dhe njohësit e tyre.

Shejh Salih El feuzan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit