-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pamjet tronditëse që tregojnë tmerrin e sulmit në xhaminë e Quebec të Kanadasë (Video)

Më të lexuarat

Është publikuar videoja e parë nga brenda xhamisë në qytetin Quebec të Kanadasë, duke treguar njollat e gjakut në qilim, këpucë dhe mantelet e braktisur në dysheme, si pasojë e sulmit vdekjeprurës të së dielës që vrau gjashtë vetë dhe la 19 të plagosur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vrimat e plumbave përgjatë mureve kanë nxjerrë në pah tmerrin me të cilin viktimat janë përballur, kur i armatosuri, Alexandre Bissonnette, hapi zjarr mbi ata që po bënin lutjet e mbrëmjes, pa dallim.

Xhamia ka lejuar qasjen e mediave në ndërtesë për t’i treguar botës shtrirjen e plotë të terrorit mbi anëtarët e saj.

Edhe pse nuk është hapur ende zyrtarisht, Qendra e Kulturës Islamike në Québec ka rihapur dyert e saj për disa anëtarë që të kthehen për t’u lutur, por duke përdorur një dhomë tjetër nga ajo ku ndodhi sulmi.

“Ne jemi të gjithë kanadezë”, tha Ahmed Elrefai për mediat e huaja. “Ne jetojmë në Quebec kështu që ne jemi Quebekut, dhe jemi për të qëndruar këtu – ky është mesazhi ynë për njerëzit”.

Të martën kryeministri kanadez, Justin Trudeau përshkroi të shtënat si “sulm terrorist mbi myslimanët” dhe një “akt i terrorit i kryer kundër Kanadasë”.

Bissonnette, 27, u arrestua pas një ndjekje të shkurtër dhe është ngarkuar gjashtë akuza për vrasje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit