Pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Colmarit të Francës për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë Qeveria e Serbisë.
Në mbledhjen e sotme urgjente, ministri i Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt.
“Nuk heqim dorë nga ekstradimi. Hetimi është zgjedhur edhe me 30 dëshmitarë të rinj”, ka thënë Kuburovic, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
Kurse Marko Gjuriq ka thënë sot se Serbia nuk e pranon drejtësinë që nuk e lë pa ndëshkuar vrasjen e civilëve të pafajshëm serb apo edhe të ndonjë kombësie tjetër, sic ka thënë ai, të bërë nga Ramush Haradinaj dhe grupi i tij.
Ai pyeti se a nuk është e mjaftueshme vrasja e civilëve të pafajshëm ,përfshirë këtu edhe atë të dy fëmijëve disa javë më parë, që Haradinaj të ekstradohet në Serbi.