Të paktën 60 vetë u vranë dhe mbi 50 u plagosën në sulmin e sotëm me autobombë në ndërtesën e gjykatës lokale në Azaz, 30 kilometra në veri të Halepit
Të paktën 60 vetë u vranë dhe mbi 50 u plagosën në sulmin e sotëm me autobombë në ndërtesën e gjykatës lokale në qytezën Azaz, 30 kilometra në veri të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku nga Azazi Ebu Hasan për AA ka konfirmuar se nga sulmi janë vrarë të paktën 60 persona, ndërsa më shumë se 50 të tjerë u plagosën.
Zyrtari i Mbrojtjes Civile, Iyad Sejh Razuk më herët për gazetarin e AA tha se në Azaz, i cili është nën kontrollin e forcave të opozitës, në afërsi të ndërtesës së gjykatës lokale ka shpërthyer një automjet.
Razuki shtoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e banimit në afërsi.
Ende nuk është e ditur se kush qëndron pas sulmit në Azaz.