Gulsah Yagmur Yazici vizatoi portretin e presidentit turk Erdoğan dhe shpërndau atë në rrjetin social Twitter, pas së cilës Erdoğan organizoi pritje për vajzën dhe familjen e saj
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Ankara organizoi një pritje për Gulsah Yagmur Yazici, vajza e cila vuan nga paraliza cerebrale dhe familjen e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Gulsah ka vizatuar portretin e presidentit turk dhe e shpërndau atë në rrjetin social Twitter.
Motra e saj në bisedë me presidentin Erdoğan tha se qëllimi i saj në jetë është që të kujdeset për motrën e saj, dhe e falënderoi Presidentin për pritjen, për të cilën thotë se e ka bërë të lumtur motrën e saj.
Ajo shtoi se Gulsah ka mbaruar shkollën e mesme pa ndihmën e askujt. Vajza, e cila gjithashtu u takua edhe me kryeministrin turk Binali Yıldırım iu dhurua një kompjuter dhe u bë një fotografi e përbashkët me zyrtarët.
Presidenti Erdoğan më herët ka telefonuar Gulsah për ta falënderuar për portretin.