-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Muslimanët e Amerikës duhet të distancohen nga FETO”

Më të lexuarat

Ambasadori i Turqisë në SHBA: “Muslimanët amerikanë duhet të distancohen nga qarqet që qëndrojnë pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik

CHICAGO (AA) – Ambasadori i Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Serdar Kilic tha se muslimanët amerikanë duhet të distancohen nga qarqet që qëndrojnë pas grushtit të shtetit në Turqi, dhe se lufta kundër organizatës terroriste FETO duhet të jetë më intensive dhe më vendimtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Qyteti Amerikan Chicago këto ditë është nikoqir i Kongresit të Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut, të Komunitetit Musliman në Amerikë (ICNA-MAS).

Fjala është për kongresin i cili ka mbledhur me mijëra muslimanë nga e gjithë bota, dhe i cili po mbahet në temën “obligimet islame dhe përgjegjësia civile e muslimanëve amerikanë”.

Ambasadori i Turqisë në SHBA, Serdar Kilic, i cili gjithashtu mori pjesë në kongres, në një intervistë për AA vuri në dukje rëndësinë e kongresit, meqë bëhet fjalë për mbledhjen më të madhe të muslimanëve në SHBA.

Kilic shprehu kënaqësinë edhe për praninë e një përfaqësuesi të Turqisë në kongres, me të cilin, siç tha, kanë pasur mundësi që të nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të njoftojnë të pranishmit për ngjarjet e “15 korrikut”, gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi.

Ai theksoi se kongresi është një mundësi e mirë që mbarë botës ti tregohet se pse Turqia është përballur me një grusht shteti të pabesë. “Nëse do t’i kishim mbyllur sytë ndaj çështjes së Palestinës, ngjarjet në Siri, Somali, Irak, Mianmar, as Republika e Turqisë dhe as Presidenti Erdoğan nuk do të ishin ekspozuar ndaj sulmeve të tilla të mëdha në Amerikë dhe në Perëndim. Ne kemi qëndrime parimore dhe dinjitoze”, tha Kiliç.

Ai vuri në dukje edhe nevojën e intensifikimit të luftës kundër organizatës terroriste FETO, e cila është përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi.

“Komuniteti musliman amerikan në këtë drejtim duhet të ketë qëndrimi më efektiv. Muslimanët amerikanë duhet të distancohen nga qarqet që qëndrojnë pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik, dhe lufta kundër këtyre strukturave duhet të jetë më e vendosur”, theksoi Kiliç.

Në Chicago dje u hap një ekspozitë e fotografive të Anadolu Agency (AA) të realizuara gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik. Kongresi i Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut – Komuniteti Musliman në Amerikë (ICNA-MAS), do të përfundojë sot.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit