Kompania turke “Otokar”, e cila merret me zhvillimin e tankut të ri kryesor luftarak “Altay”, zbuloi disa karakteristika të makinës premtuese.
Sipas të dhënave të “Otokar”, “Altay” me peshë 60 ton do të jetë i pajisur me një motor me kapacitet 1500 kuaj-fuqi dhe aparate hidropneumatik. Tanku do të ketë armën kryesore me kalibër 120 milimetra me gjatësi të tytës të barabartë me 55 kalibre.
Makinë do të kompletohet gjithshtu me një pajisje të forcës ndihmëse, përgjegjëse për prodhimin e energjisë për sistemet e bordit, duke përfshirë sistemin e kontrollit të zjarrit, kërkimit dhe njohjes së objektivit, sistemin informativ të menaxhimit dhe komunikimit, sistemin e mundësimit të jetës dhe shikimit.