Të plagosurit nga ky qytet sirian janë evakuar fillimisht në rajon të sigurtë në perëndim të Halepit, ndërsa më pas edhe në Idlib
HATAY (AA) – Të plagosurit në gjendje të rëndë të cilët evakuohen nga lindja e Halepit në Idlib transferohen në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se të plagosurit nga ky qytet sirian janë evakuuar fillimisht në rajon të sigurtë në perëndim të Halepit, ndërsa më pas edhe në Idlib.
Nga mbrëmë autoambulanca kanë pritur në vendkalimin kufitar Cilvegozu dhe pas ofrimit të ndihmës së parë për sirianët e plagosur transferohen në spitale të ndryshme, në radhë të parë spitalin shtetëror Reyhanli.
Prej mbrëmë deri më sot në spitalin në Hatay kanë mbërritur 51 të plagosur.