-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Elhamdulilah – Arrihet armëpushimi në lindje të Halepit

Më të lexuarat

Arrihet armëpushimi mes grupeve të armatosura opozitare në lindje të qytetit Halep të Sirisë dhe forcave të regjimit nën udhëheqjen e Rusisë

ANKARA (AA) – Arrihet armëpushimi mes grupeve të armatosura opozitare në lindje të qytetit Halep të Sirisë dhe forcave të regjimit nën udhëheqjen e Rusisë. Me armëpushimin në etapën e parë parashikohet evakuimi në mënyrë të sigurtë i civilëve nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga grupet e armatosura opozitare në lindje të Halepit, mësohet se në bisedimet e nisura me Rusinë në orët e drekës dhe të cilat kanë përfunduar rreth orës 19.00 është arritur dakordësimi për evakuimin në mënyrë të sigurtë të personave që gjenden në rajon nën rrethim.

Sipas dakordësimit në etapën e parë do ti jipet përparësi nxjerrjes në perëndim të Halepit të civilëve të bllokuar në rajon. Me këtë qëllim bëhet e ditur se në rajon janë dërguar autobusët që do të transportojnë civilët.

Ndërsa në etapën e dytë të dakordësimit mes palëve parashikohet gjithashtu edhe evakuimi në mënyrë të sigurtë i opozitarëve të armatosur në lindje të qendrës së qytetit. Mësohet ndër të tjera se një pjesë e madhe e grupeve opozitare kanë pranuar të largohen nga qyteti.

Armëpushimi në lindje të Halepit u arrit me ndërmjetësimin e Turqisë

Në dakordësimin e arritjes së armëpushimit dhe evakuimit të arritur mes opozitarëve dhe forcave të regjimit nën udhëheqjen e Rusisë në lindje të Halepit theksohet se ka ndërmjetësuar Turqia.

Zyrtarë të shërbimeve inteligjente të Turqisë të cilët i kanë dhënë informacione AA-së kanë njoftuar se kanë arritur në rezultat pas një pune intensive ndërmjetësimi mes palëve për evakuimin në mënyrë të sigurtë të dhjetëra mijëra civilëve të bllokuar nën rrethimin e forcave të regjimit në Halep si dhe për largimin e grupeve opozitare të armatosura.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha: “E kuptojmë se nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë për evakuimin në Halep po vazhdojnë negociatat mes palëve. Ne i mbështesim këto përpjekje”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit