Në Frauenfeld të Zvicrës më datën 10.12.2016 iu vu Gurrëthemeli Xhamisë së re “Mesxhidi-Nur”.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi,
drejtori i diasporës në kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës Mr. Ekrem ef. Simnica, Kryetari i Bashkësisë Islame të Preshevës Sevdail ef. Jakupi, kordinator i BFI për Evropë Selver ef. Xhemaili, Kryetari i Unionit të Imamëve në Zvicër Nehat ef. Ismaili, Myftiniu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahi.
Në këtë manifestim morri pjesë edhe Kryetari i komunës së qytetit të Frauenfeldit z. Anders Stokholm.
Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në mënyra të ndryshme për organizimin e këtij manifestimi.




