11.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve

Më të lexuarat

Sot publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve “Institucionet, proceset dhe të drejtat e familjeve”.
Udhëzuesi shpjegon të drejtat e familjeve të personave të zhdukur, të cilat janë të parashikuara nga legjislacioni i brendshëm, duke përfshirë qasjen në përfitime sociale dhe ekonomike dhe forma të tjera të dëmshpërblimit. Ai shpjegon se si të raportohet një person i zhdukur dhe përshkruan rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe organizatave të përfshira në procesin e llogaritjes për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, si dhe detyrimet e autoriteteve dhe personave të tjerë përgjegjës.
Udhëzuesi gjithashtu përmban informacione në lidhje me përdorimin e ADN-së me qëllim të identifikimit të personave dhe udhëzime mbi përdorimin e Qendrës së Kërkimit Online të ICMP-së (QKO) për të marrë informacione mbi rastin e një personi të humbur. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit