-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë

Më të lexuarat

Qëndron në heshtje, në errësirë, i vështirë për t’u kuptuar. Por gjithsesi një gjuhë te fëmijët me autizëm ekziston. Një grup studiuesish britanikë, kanë treguar se duke u ulur në krah të prindërve dhe duke i mësuar me durim për të interpretuar, disa nga simptomat e sindromës mund të ridimensonohen.

“Nuk bëhet fjalë për një kurë”, – thotë Jonathan Green, neuropsikiatër për fëmijë në Universitetin e Mançesterit dhe koordinator i projektit “Pact”, (“Preschool Autism Communication Trial”), rezultatet e të cilit janë publikuar para dy ditësh në revistën “The Lancet”.

Kërkuesit kanë marrë 152 fëmijë mes 2 dhe 4 vjeç dhe i kanë ndjekur ata për një vit, duke filmuar ndërveprimet e tyre dhe pastaj duke iu nënshtruar një serie ushtrimesh. Çdo gjest, çdo tingull dhe çdo “sinjal” i fëmijës është analizuar. Gjuha e kriptuar, shpesh në familje kalonte pa u vëzhguar, për shkak të ankthit dhe nevojës se duhej të përballej me të qarat e fëmijës apo me një krizë zemërimi të papritur, me studiuesit që analizonin dhe përpiqeshin të kuptonin gjithçka.

Prindërit kanë ndjekur 12 sesione në spitalin e Mançesterit, Njukasëllit dhe Londrës gjatë 6 muajve, të ndjekura nga 6 muaj të tjerë “Feedback” përmes uebit me terapistët. Detyra e tyre, sapo ktheheshin në shtëpi, ishte të kalonin të paktën gjysmë ore në ditë duke vëzhguar me kujdes fëmijën, duke luajtur me të dhe duke provuar të interpretojë gjuhën. Fëmijët janë vlerësuar me pikë për të matur shkallën e sëmundjes së autizmit.

Testi është kryer në fund të vitit dhe pastaj, në mënyrë periodike, për 6 vjet të tjerë. Në këtë periudhë kohore, janë konfirmuar përmirësime në marrëdhëniet sociale dhe në tendencën për të adoptuar sjellje përsëritëse. Rezultati relativ i simptomave është reduktuar me 17%. Indeksi i sëmundjes së autizmit ka kaluar mesatarisht nga 7.9 në 7.3. Mes fëmijëve të nënshtruar këtij programi, pas gjashtë viteve nën vëzhgim, 46% është klasifikuar si e shkallës më të rëndë. Në grupin e kontrollit, rastet më të rënda ishin 63%, në krahasim me 50% të fillimit.

Ndërkohë ka qenë e pamundur përllogaritja e të folurit dhe e ankthit. Me kalimin e kohës përfitimet kanë rënë. Por sfida e hulumtimit mbi autizmin në të gjithë botën, është pikërisht ajo për të parashikuar sa më shpejt diagnozën në mënyrë që të ndërhyhet kur truri është akoma plastik.

“Avantazhi i këtij testi, – shpjegon Green, – në krahasim me një ndërhyrje direkt tek fëmija është që rezultatet të ndihen në jetën e përditshme dhe në brendësi të kontestit familjar”. Për çdo fëmijë, gjatë vitit të testit, kërkohet të zhvillohet një fjalor i personalizuar. “Prindërit kanë një dëshirë të madhe për të ndihmuar fëmijët e tyre, – shton Green, – por shpesh dorëzohen në mes të rrugës. Ndiejnë që cilësia e tyre si baba dhe nënë, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar situatën”.

Vetë programi, me disa përshtatje kulturore, është aplikuar në disa familje në Indi dhe Pakistan. Për të zbuluar gjurmët e para të autizimit te fëmijët shumë të vegjël, metoda është përdorur në fund të vitit të parë të jetës edhe te vëllezërit më të vegjël të fëmijëve të prekur nga kjo siptomë. Në autizëm, sipas studiuesve ekziston një përbërës i qartë gjenetik. Gjatë viteve, janë individualizuar fragmente të ndryshme të ADN-së që luajnë një rol në sëmundje.

Por asnjë nga këto gjene nuk është zbuluar vendimtar për të zhvilluar shqetësimin (dhe për të provuar vendosjen e përcaktimit të një kure). Diagnoza ditët e sotme bëhet duke vëzhguar ç’rregullimet në të folur dhe aspektin e socializimit. Shenja që nuk shfaqen në mënyrë të qartë para moshës 3-4 vjeçare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit