-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ç’surprizë! Merr një mesazh në tren: “Je e bukur me mbulesën tënde si Hëna në qiell”

Më të lexuarat

Ruksana Ali, një grua e mbuluar, tek sa po udhëtonte në një tren në Angli, mori një shënim nga një e panjohur. Mesazhi ishte i papritur dhe mjaft surprizues për të.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, ajo tregon se kishte vënë re një grua e cila ishte ulur pranë saj e që vazhdonte t’ia ngulte sytë. Si një grua e mbuluar me nikab ajo ishte mësuar që njerëzit ta fiksonin, prandaj dhe fillimisht nuk i dha shumë rëndësi.

Por, me t’u afruar në destinacion, në momentin që gruaja pranë po bëhej gati të zbriste, i afrohet dhe i jep një shënim.

“Fillimisht, tregon ajo, nuk e dija çfarë mund të ishte”. “Prisja të ishte ndonjë mesazh i pakëndshëm”. Por, për habinë e saj, mesazhi ishte krej i kundërt me pritshmëritë negative. Aty shkruhej:

“Ti dukesh e mahnitshme në velin tënd si Hëna e plotë në qiellin e natës,” – Alice xxx.

“Kjo më bëri të mendoj, shprehet ajo, se në botë ka akoma njerëz të mirë, të cilët të japin shpresë’. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit