Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka pranuar se ekipi i tij është në luftë për mbijetesë pas barazimit 2 me 2 me Middlesbrough.
“Dhelprat” sezonin e kaluar befasuan botën e futbollit me fitimin e titullit të Premier Ligës, por mbrojtja e titullit sivjet ka qenë e dobët. Kampioni ka vetëm tre fitore në 13 ndeshjet në ligë.
“Për ne është e rëndësishme që të mendojmë se jemi në luftë për mbijetesë dhe çdo pikë është OK. Ne duam të fitojmë, por nëse kjo është e pamundur pas 93 minutave prapë është OK”, ka thënë Ranieri.
“Nuk jam i brengosur. Jam njeri pragmatik. Tani jemi në këtë pozitë dhe sezonin e kaluar ishim shumë përpara, por gjithmonë shikoja pas. Duhet të kemi durim dhe të shohim çfarë po ndodh”.