-1.1 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Hoxhë Bedri Lika, Ali Ahmetit: Nuk lejojmë që fenë islame ta sqarojnë filozofë dhe perallaxhinjë si ti..

Më të lexuarat

Ndonëse gjithmonë i rezervuar në tema politike, kësaj rradhe nuk ka mund ta përmbajë veten, dhe në ligjëratën e tij para xhematit, hoxhë Bedri Lika nga Shkupi ka kritikur sa në mënyrë indirekte aq edhe drejtëpërdrejtë liderin e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Almakos.

Sipas tij, Ahmeti e shpjegon fenë islame sipas filozofisë së tij, ndërsa me këtë nënçmon të gjithë gjithë hoxhallarët, sikurse ata nuk kanë ditur ta shpjegojnë këtë fe madhështore.

Kulmi i gabimeve të Ahmetit sipas hoxhës Bedri Lika, për të cilën nuk ka mund të përmbahet dhe mos ta komentojë ka qenë fjalimi përrallor i kreut të BDI-së në tubimin parazgjedhor në qytetin e Dibrës, ku thotë se: “Parajsa(xheneti) nuk është vetëm për myslimanët”. Me këtë sipas hoxhës duke shpjeguar në mënyrë ironike ka thënë se Ali Ahmetit si ka mbet asgjë tjetër, se gjitha punët i ka nxjerrë në terezi dhe se ndonjë ditë do e ftojnë dhe t’ia vendosin kapuçin për të mbajtur ders(ligjëratë) në xhami.

Në fund hoxhë Bedri Lika potencoi se nuk do ta lejojë që në asnjë mënyrë fenë islame ta sqarojnë përrallaxjinjë dhe filozof.

Në vazhdim mund të ndiqni ligjëratën e plotë të hoxhës Bedri Lika.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit