-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vëllazëria Muslimane heqë slloganin “Islami është zgjidhja”

Më të lexuarat

Vëllazëria Muslimane heqë slloganin “Islami është zgjidhja” ne zgjedhjet presidenciale.

Kandidati presidencial i Vëllazërisë Myslimane nuk do të përdorë sloganin e përdorur tashmë e një kohë të gjatë, “Islami është zgjidhja”, në zgjedhjet e ardhshme.

Kandidati i grupit, Mohamed Morsy, do të mbajë fushatën në vend nën moton “Rilindja është vullneti i kombit”, pasi Komisioni i Zgjedhjeve Presidenciale ka  ndaluar përdorimin e motos së mëparshme.

Ahmed Abdel Aaty, koordinatori i përgjithshëm për fushatën presidenciale të Morsy-së, tha se motoja e re do të përdoret në fushatë, duke mohuar pretendimet se Vëllazëria do të qëndrojë me slloganin e saj të vjetër.

Në një konferencë për shtyp, Morsy tha se njerëzit e kanë kritikuar moton e vjetër si shumë të gjerë dhe jo reflektive për një platformë të caktuar politike. Ai tha se projekti i rilindjes së grupit përkthehen moton e vjetër në ide të aplikueshme, njoftoi MENA.

Abdel Moneim Abdel Maqsoud, avokati i Vëllazërisë, kritikoi atë që ai e përshkroi si kërcënim të komisionit zgjedhor për t’a referuar sloganin në prokurorinë publike.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Abdel Maqsoud tha se kreu i komisionit Hatem Bagato refuzoi moton duke thënë se është fetare.

Abdel Maqsoud tha se slogani është politik, jo fetar, duke përmendur se gjyqësori administrativ vendosi më parë se motoja përputhet me nenin 2 të Deklaratës Kushtetuese, e cila thotë që Sheriati islam është burimi kryesor i legjislacionit.

Ai mbrojti ligjshmërinë e motos, pavarësisht nëse Morsy do të përdor atë apo jo. Kur Morsy diskutoj moton e vjetër në një konferencë të mëparshme, ai i referohej asaj si një qasje për platformën e tij elektorale, jo si një slogan të fushatës, tha Abdel Maqsoud.

E njëjta parullë u hodh poshtë në vitin 2005 në zgjedhjet parlamentare nga komisioni zgjedhor për të njëjtën arsye.

Vëllazëria apeloi ndalimin pastaj edhe gjykata vendosi në favor të saj, duke thënë se nuk ishte një moto fetare.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, gjykatat egjiptiane refuzuan një kërkesë të tillë nga ana e Komisionit Gjyqësor të Lartë të Zgjedhjeve për të përjashtuar disa kandidatë të vëllazërisë që përdoren moton në fjalë.

Abdel Maqsoud tha se 1.018 anëtarë të Vëllazërisë në 22 Njësitë janë referuar për gjykim penal nën ish-presidentin Hosni Mubarak për përdorim të parullës. Por një gjykatë vendosi t’i shkarkoj ato.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit