Largohet nga Mosuli bashkë me macen e saj

Më të lexuarat

Vazhdon largimi i civilëve të cilët kanë mbetur në mes dy zjarreve pas hyrjes së ushtrisë irakiane në Mosul, në kuadër të operacionit për çlirimin e këtij qyteti nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i civilëve të larguar është gjithmonë e në rritje pasi në disa lagje të Mosulit kanë nisur përleshjet e armatosura mes ushtrisë irakiane dhe organizatës terroriste DEASH.

Qytetarët të cilët marrin me vete tesha të lehta, dalin përmes rrugës Mosul-Erbil. Pasi kalojnë nga kontrolli i blindave ushtarake irakiane ato shkojnë drejt zonave të sigurta të kontrolluara nga Peshmergët. Më pas ato shkojnë drejt kampeve të ngritura nga qeveria irakiane dhe OKB-ja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit