-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi – Avionët e telekomanduar tani me aftësi të vëzhgimit edhe në kushtet e pavolitshme të motit

Më të lexuarat

Sistemi i ngarkesës së dobishme SARPER, mundëson që këta avionë të jenë më efikas edhe gjatë kushteve të pavolitshme të motit.

Përfundoi me sukses projekti i integrimit të ngarkesës së dobishme e tipit SARPER në avionët e telekomanduar ANKA Blok B i filluar nga ana e Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes me anë të të cilit mundësohet vëzhgimi më i lehtë në kushtet e pavolitshme të motit si gjatë natës, ditës, në shi, dëborë dhe mjegull si dhe në fluturimet mbi re.

Sipas deklaratës së bërë nga Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes, pranim-dorëzimi i sistemit ANKA Blok B, u realizua në komandën e aeroportit ushtarak në Sivihisar në prezencën edhe të komisionit të Nënsekretarisë.

Me anë të projektit në fjalë në fushën e aftësive të Industrisë së Mbrojtjes në këtë sistem është përfshirë edhe avioni i telekomanduar që ka aftësi të fluturimit të gjatë në lartësi mesatare (MALE) që është prodhim vendor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit