1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rehn-Athinës: Luftoni evazionin

Më të lexuarat

“Është me rëndësi që të vazhdojë lufta ndaj evazionit fiskal”. Është ky apeli që komisioneri i BE për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn i ka bërë Athinës, pas arrestimit të gazetarit që publikoi emrat e evazorëve kryesorë grekë.

“Vazhdimi i betejës kundër kujt nuk paguan taksat është më i rëndësishëm, sidomos kur qytetarëve u kërkohen sakrifica për politikat dhe mbështetje për disiplinën fiskale”, ka deklaruar Rehn.

Ndërkohë, do të fillojë të enjten më 1 nëntor proçesi gjyqësor ndaj gazetarit dhe botuesit grek Costas Vaxevanis, i akuzuar për shkelje të privatësisë për faktin se publikoi në periodiken e tij “Hot Doc” listën e 2.059 personave që mbajnë llogari sekrete në Zvicër, pa shlyer detyrimet fiskale.

Vendimi u mor një ditë më parë nga gjykata e Athinës, e cila pranoi kërkesën e avokatëve të reporterit, në një sallë të mbushur me gazetarë, trupa televizive dhe qytetarë të thjeshtë.

Vaxevanis u arrestua një ditë më parë dhe ndërkohë postoi një mesazh në rrjetin social Twitter: “Tani policia po hyn në shtëpinë time bashkë me një prokuror. Do të më arrestojnë. Duken si një milici fashiste”.

“Në vend që të arrestojnë evazorët fiskalë dhe ministrat që kishin në dorë listën, tani arrestojnë të vërtetën dhe lirinë e shtypit”, u shpreh më tej gazetari dhe botuesi i “Hot Doc”.

Lista e botuar nga revista greke i është dhënë në mënyrë konfidenciale nga ish-ministrja franceze e Financave Christine Legard, tashmë shefe e FMN, ministrit të atëhershëm grek Jorgos Papakosntandinu, që në vitin 2010.

Por ky i fundit jo vetëm që nuk e ka dorëzuar tek autoritet greke, por e ka fshehur dhe më pas ia ka dhënë pasardhësit të tij Evangjelos Venizellos, ndërsa në komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur.

Lista në fjalë publikohet në një moment kur nga njëra anë qeveria greke përpiqet të zbulojë dhe të luftojë evazionin fiskal, por nga ana tjetër po shmanget zbulimi i emrave të këtyre personave që dyshohen se kanë fshehur të ardhurat e tyre dhe nuk kanë paguar taksat përkatëse.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit