15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Raportohet se është vrarë gjenerali sirian i forcave ajrore

Më të lexuarat

Televizioni shtetëror i Sirisë thotë se gjenerali i forcave ajrore, Abdullah Mahmud al-Khalidi, është vrarë në një lagje periferike të Damaskut.

Sipas këtij mediumi, vrasja ka ndodhur sot nga grupe kryengritese të armatosura, në distriktin al-Din.

Dita e sotme gjithashtu është karakterizuar me përplasje ndërmjet forcave rebele dhe trupave të përkrahura nga luftëtarët palestinezë, në një kamp refugjatësh në afërsi të Damaskut.

Ndërkohë i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka arritur sot në Kinë, për të kërkuar mbështetje për përpjekjet e tij për ta ndalur dhunën në Siri.

Brahimi ka shkuar në Pekin nga Moska, ku mbajti takime me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Pas takimit të djeshëm me Lavrov, ai tha se kriza në Siri është duke u përkeqësuar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit