Vazhdon dhuna në Irak.
Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi u zgjua sërish me shpërthimet e bombave, të cilat shkaktuan sërish gjakderdhje në qytet.
Sulmet kishin në shënjestër një lagje të banuar kryesisht nga shiitët në veri dhe perëndim të kryeqytetit.
4 autobomba të parkuara në rrugë shpërthyen njëra pas tjetrës duke shkaktuar 8 të vdekur dhe 15 të plagosur.
Forcat e sigurisë morën masa të gjera sigurie kundër sulmeve të tjera të mundshme.