Policia civile sot rreth orës 14:00, ka arritur të arrestoi dy hajna të veturave në Prishtinë. Ata u kapen në flagrancë derisa po e thyenin një veturë te “Qafa” në Prishtinë.
Intervenimi i shpejtë i policëve civil, ka bërë që të dyshuarit të mos mund të ikin nga vendi i ngjarjes, derisa aty të vijnë përforcime nga kolegët e uniformuar.
Indeksonline ju sjell foto të intervenimit të policëve dhe arrestimit të kryerësve të kësaj vepre.
Të dyshuarit në çantat e tyre kishin thika dhe mjete tjera për thyerjen e makinave.
Kryesit e kësaj vepre u dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se lënda t’i kalojnë gjykatës.
Së fundi në Prishtinë janë raportuar raste të shpeshta të thyerjeve dhe vjedhjeve të veturave. Policia dyshon se personat e arrestuar sot, janë të përfshirë edhe në disa raste tjera të vjedhjeve./indeksonline/.kohaislame