1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Takim i veçantë midis imamëve dhe priftërinjve në Birmenstorf të Zvicrës

Më të lexuarat

28 shtatori ishte një ditë e bukur në Zvicër, e cila u shënua me një aktivitet të bukur nga përfaqësuesit fetarë të dy religjioneve fetare në vend, atij islam dhe të krishterë, respektivisht të Kishës Reformiste dhe hoxhallarëve të Unionit të Imamëve Shqiptarë.

Ndeshja u zhvillua në fushën sportive të Birmenstorf-it të kantonit të Aargau-s. Të dyja ekipet kishin një qëllim: fitoren e drejtë dhe të merituar. Këtë e dëshmoi edhe kryetari i Këshillit Kishtar, Christoph Weber-Berg, i cili, ndër të tjerash, tha: “Ne jemi këtu, për të luajtur jo kundër njëri -tjetrit, por për të luajtur njëri me tjetrin.” Kësaj radhe fitorja, me një rezultat 5:3, ishte e ekipit të imamëve, që përbëhej edhe nga anëtarë të tjerë të kryesive dhe xhemateve shqiptare.

Të dyja palët e vlerësuan lartë faktin se sot është më se e rëndësishme inkuadrimi në dialog të përbashkët ndër-religjioz, si dhe në gjëra që janë me prioritet më të lartë për njerëzit, e sidomos për komunitetet fetare, dhe të lihen anësh çështjet dhe diskutimet politike, siç p.sh. është iniciativa e ndalesës së Burkës.

Ndeshja ishte e bukur dhe e qetë. Ajo pati dy pjesë, nga 35 minuta. Pjesa e parë ishte e barabartë, 2:2, kurse në pjesën e dytë, imamët arritën që të shënojnë fitoren e tyre, falë imamit Shaban Azizit, i cili edhe shënoi më së shumti gola.

Si shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, përfaqësuesit e të dy Organizatave, shkëmbyen edhe dhuratat e tyre, ku përfaqësuesi i kishës i dhuroi kryetarit të Unionit të Imamëve Shqiptarë, Nehat ef. Ismailit, një Varëse simbolike të Kishës vendore, kurse kryetari i UISHZ, i dhuroi një sexhade dhe një palë tespih.

Mbetet me shpresë se një takim i këtillë miqësor në futboll do të përsëritet edhe në vitin e ardhshëm.

M.A. / uais.ch

1

2

3

4

5

6

7

8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit