-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zeqiri: Me LSDM-në dua ta luftoj të keqen

Më të lexuarat

Ish gazetari Muhamed Zeqiri, tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur se është futur në politikë, gjegjësisht anëtar i Këshillit Qendror dhe Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, këtë gjë e konfirmon edhe vet Zeqiri në profilin e tij zyrtar në Facebook.

‘Është koha që secili nga ne të merr përgjegjësi dhe të kontribuoj për të luftuar të keqen. Secili në menyrën në të cilën mendon se mund ta bëjë këtë. Do të vazhdoj të jem zëri juaj të nderuar, ashtu siç isha edhe gjatë gjithë karrierës sime si gazetar’, thotë ndër të tjera Muhamed Zeqiri, tashmë funksionar i lartë në LSDM.

Ai poashtu shtoi se, qytetarët e Maqedonisë padallim përkatësie etnike, meritojnë te frymojnë lirshëm, meritojnë ndryshimin.

Statusi i tij: “Te nderuar,

Shume urime dhe lavdata arriten pas publikimit te lajmit se do te jem pjese e LSDM-se, kuptohet nuk munguan as kritikat dhe mendimet ndryshe mbi kete vendim timin. Çdonjera prej tyre per mua ishte dhe do te jete e veçant, do te jene obligim plus mbi punen dhe angazhimin tim ne politik.
Urimet dhe lavdatat per te arsyetuar besimin dhe perkrahjen e secilit nga Ju, kritikat dhe ofendimet ne adres time per te deshmuar me vepra se te gjitha ata nuk mbajne. Do te jene nxitje dhe sfide edhe me e madhe per mua ne punen dhe angazhimin tim te perditshem.
Eshte koha secili nga ne te mar pergjgjegjesi dhe te kontriboj per te luftuar te keqen. Secili ne menyren ne te cilen mendon se mund ta beje kete.
Do te vazhdoj te jem zeri Juaj te nderuar , ashtu siç isha edhe gjate gjithe karieres sime si gazetar.
Qytetaret e Maqedonise pa dallim perkatesie etnike meritojne te frymojne lirshem, meritojne jete me te mire, meritojn NDRYSHIM!!!
Na prifte e mbara per nje Maqedoni me te mire per nje Maqedoni te barabart per te gjithe qytetaret e saj!!!!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit