-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

KS i OKB-së dënon sulmet e fundit terroriste në Turqi

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka dënuar sulmin terrorist në Gaziantep dhe sulmet e organizatës terroriste PKK të cilat javën e kaluar patën në objektiv qendrat e policisë në disa qytete, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtyp të pranuar me miratimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, dënohet në mënyrën më të ashpër sulmi terrorist i kryer në mënyrë të “ultë dhe frikacake” në një dasmë në Gaziantep.

Gjithashtu në deklaratë janë dënuar edhe sulmet terroriste të kryera javën e kaluar që patën në objektiv qendrat e policisë në disa qytete të Turqisë, por në deklaratë nuk është përmendur emri i organizatës terroriste PKK.

Ndër të tjera në deklaratë janë shprehur ngushëllimet ndaj qeverisë, popullit turk dhe familjarëve që humbën të afërmit e tyre në sulme, si dhe është theksuar se të gjithë llojet e terrorizmit përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Teksa është vënë në dukje rëndësia për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmeve në deklaratë i është bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të bashkëpunojnë me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit