15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Biden të mërkurën në Turqi, takime me Erdoğan, Yildirim dhe Kahraman

Më të lexuarat

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden të mërkurën, më 24 gusht, do të arrijë për vizitë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas programit, Biden në orët e mëngjesit do të arrijë në kryeqytetin turk, Ankara.

Pas aterimit në aeroportin Esenboga do të niset për në ndërtesën e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) ku do të takohet me kryeparlamentarin, Ismail Kahraman.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa Biden do të vizitojë edhe hapësirat e TBMM-së të cilat u bombarduan më 15 korrik, mbrëmjen e tentimit të grusht shtetit.

Në orët e pasditës Zëvendëspresidenti amerikan do të takohet me kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim, pas çka do t’i drejtohet mediave.

Në fund Biden-in në pallatin presidencial do ta pret edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Edhe takimi me Erdoğan-in do të jetë i mbyllur për mediat. Biden po të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes do të përfundojë vizitën në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit