-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Siri: Rebelët shtytje për të thyer rrethimin në Aleppo

Më të lexuarat

Rebelët sirianë kanë nisur një ofensivë që synon thyerjen e një rrethimi të qeverisë në Aleppon lindore, ku OKB-ja vlerëson se 300,000 njerëz janë të bllokuar pa ushqime dhe furnizime mjekësore.
Një bashkim i grupeve rebele si Jabhat Fatah al Sham dhe grupit Ahrar al Sham thanë se kanë marrë pozitat e ushtrisë në jugperëndim, e cila mbahet nga qeveria transmeton Al Jazeera.
Gazetari i Al Jazeera Milad Fadel i cili është me forcat rebele në Siri duke qëndruar, ka thënë se forcat qeveritare po përgatiten për një sulm të madh.

Obeservatori i Britanisë për drejtat e njeriut në Siri ka mbledhur informacione se rebelët dhe forcat qeveritare janë duke u përplasur mes vete në shumë fronte.

Rebelët kanë njoftuar se sot kanë rrëzuar një helikopter rus i cili kishte 8 ushtarë brenda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit