Një gjykatë turke ka dënuar të premten rreth 330 zyrtarë ushtarakë, nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë qeverinë e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
Gjykata ka dënuar tre ish-gjeneralë, përfshirë ish-shefin e forcës ajrore, me burgim të përjetshëm.
Gjykatësi ka thënë se ata do të shpërbejnë vetëm 20 vjet, pasi komploti i vitit 2003 ka dështuar.
Më shumë se 320 oficerë të tjerë, të pensionuar ose në detyrë, janë dënuar deri në 18 vjet heqje lirie.
Tridhjetekatër janë liruar.
Konspiracioni i quajtur “Sledgehammer” ka përfshirë planet për të bombarduar xhamitë në Stamboll dhe për të shkaktuar konflikt me Greqinë, për t’i hapur kështu rrugën ushtrisë që të marrë pushtetin.
Të pandehurit i kanë mohuar akuzat, duke thënë se komploti i dyshuar ka qenë stërvitje e planifikuar ushtarake.
Ushtria turke ka organizuar tre grusht-shtete në periudhën 1960-1980./BS/kohaislame