-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryeprokurori Syla bën kallëzim penal ndaj Zyrës së Prokurorit Disiplinor

Më të lexuarat

Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD) dhe dy inspektorë të këtij institucioni të pavarur mund të hetohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, nëse kjo e fundit vlerëson se ka bazë kallëzimi penal, i dorëzuar këto ditë kundër tyre nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla.
Kryeprokurori Syla pretendon se Prendrecaj dhe dy inspektorët, Kadri Begolli dhe Arianit Salihu, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke mos e hetuar ish-prokuroren, Vahide Badivuku, edhe pse kishte dorëzuar disa ankesa në ZPD për shkelje disiplinore, shkruan sot Koha Ditore.
Syla ndërkaq thotë se është duke u shantazhuar me një hetim që është duke u zhvilluar ndaj tij prej kësaj zyre. Zyrtarë të ZPD-së e mohojnë një gjë të tillë, duke e akuzuar kryeprokurorin për kërcënim, hakmarrje e shantazh pas hetimit që po zhvillohet ndaj tij.
Në kallëzimin penal, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, thuhet se gjatë vitit 2014 dhe 2015, ankesat e dërguara kundër ish-prokurores së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Vahide Badivuku, Prendrecaj nuk i ka shqyrtuar dhe në këtë mënyrë “nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim që tjetrit t`i shkaktojë përfitim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit