3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vriten gjashtë ushtarë jordanezë në kufi me Sirinë

Më të lexuarat

Së paku gjashtë ushtarë jordanezë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i makinës bombë pranë një kampi të improvizuar të refugjatëve në kufirin Siri-Jordani.

Sulmi ka ndodhur në zonën e largët Rukban, vetëm disa qindra metra larg kampit.

Mbi 50,000 refugjatë janë të bllokuar në Rukban, duke pritur hyrjen në Jordani.

Autoritetet jordaneze aktualisht lejojnë brenda 50 deri në 100 veta në ditë, duke përmendur shqetësimet për sigurinë.

Shumica e refugjatëve besohet se kanë ikur nga zonat që kontrollohen nga grupi militant Shteti Islamik në provincën Homs.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit