-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ortodoksët të përçarë në mes vete

Më të lexuarat

Kisha Ortodokse Ruse, ka refuzuar edhe thirrjen e minutës së fundit për të qenë pjesë e takimit historik të Kretës.

Ky takim mbahet për herë të parë prej më shumë se 1220 vitesh, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Kjo mbledhje e të gjithë udhëheqësve të kishave, do zhvillohej në ishullin grek të Kretës e që kjo nuk është kisha e vetme e cila do të mungojë.

Aty nuk do të jenë pjesë as krerët e kishave Anioch, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë, të cilat kohë më parë kishin refuzuar pjesëmarrjen për shkak të disa mosmarrëveshjeve rreth organizimit të takimeve.

Ndërkaq sipas analistëve dhe ekspertëve, thuhet se vendimi i Kishës Ruse, e cila përfaqëson rreth 100 milionë ndjekës, nxjerr në pah përçarjet e dikurshme mes të krishterëve ortodoksë.

Mbledhja historike e Kretës, do të mbahej këtë të dielë e që për të cilën u deshën 55 vite përgatitje dhe organizim, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit