23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Arrestohet 51 vjeçari që abuzoi seksualisht me fëmijë, policia shpëtoi 12 vajza të mitura

Më të lexuarat

Një burrë nga Pennsylvania, po përballet me akuza pasi u përfshi në sulme të rënda seksuale.

Sipas autoriteteve policore, burri u gjet duke jetuar me 12 vajza duke përfshirë këtu një 18 vjeçare me dy fëmijë të cilët i lindi me të, njofton Klan Kosova.

Policia në Bucks County, arrestoi Lee Kaplan, 51 vjeçar të enjten, ndërkaq thuhet se vajzat që jetonin me të arrestuarin, radhiteshin nga 6 muaj deri në 18 vjet.
Ndërkaq sic shkruan CNN, lidhur me këtë rast, kanë arrestuar edhe prindërit e 18 vjeçares e të cilët ndan rrëfimin duke thënë se ata e dhuruan vajzën e tyre tek Kaplan, për t’i ndihmuar ata në vështirësitë financiare, njofton Klan Kosova.

Vajza ishte vetëm 14 vjeçare kur lindi fëmijën e parë.

Kaplan u akuzua për sulm seksual ligjor, trafikim të të miturve, sulme të provokuara të pahijshme dhe kontakte të paligjshme me një të mitur.

Ndërkaq prindërit e 18 vjeçares janë akuzuar për rrezikim të mirëqenies së fëmijëve dhe për disa ankesa të tjera penale të paraqitura në polici.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit