-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pesë mënyra për të treguar respekt dhe solidaritet ndaj atyre që agjërojnë

Më të lexuarat

Muaji i Ramazanit është muaji i veçantë në kalendarin islamik, ku myslimanët praktikues tregojnë respektin e tyre për kohën në të cilën Allahu ia ka kaluar mësimet e tij profetit Muhamed.

Meqë fjalët e dëgjuara nga Profeti besohet të përbëjnë librin e shenjtë islamik, Kur’anin, ky muaj është i një rëndësie të madhe në gjithë botën islamike si një shans për të treguar nderim ndaj Allahut dhe për të shpëtuar nga ritmi i jetës së përditshme, shkruan “The Independent”, transmeton Koha.net.

Ky muaj përfshin një fokus të të qenit vetvetja më e mirë e mundshme, me uri, etje, frustrim, acarim dhe tërheqje seksuale, duke e vënë veten në provë gjatë vetëpërmbajtjes e ndjekur nga festimi.

Si i tillë, të qenit mysliman në një vend ku jo të gjithë agjërojnë, mund të jetë e vështirë.

Më poshtë ju paraqesim pesë mënyrat se si mund të tregoni respekt dhe solidaritet ndaj agjëruesve gjatë muajit të shenjtë, Ramazanit:

-T’i njihni bazat e Ramazanit

Ramazani pritet të fillojë më 6 qershor (nesër) këtë vit, edhe pse data ndryshon çdo vit. Muaji i shenjtë bazohet sipas kalendarit hënor islamik dhe fillon pas paraqitjes së parë të shkurtë të hënës së re.

Myslimanët e sektit Suni, tradicionalisht përdorin një teleskop për të parë dritën rreth hënës së re, ndërsa myslimanët e sektit Shia, tradicionalisht shikojnë me sy të lirë hënën e re.

Kjo shpjegon se pse Ramazani fillon pak më vonë në vendet si Irani, me shumicë të Shiive në raport me vendet, si Jordania, me shumicë Sunni.

Kudo tjetër, kjo varet nga ajo se cila degë e Islamit është duke u praktikuar.

– Kuptoni se “agjërimi” nuk do të thotë dietë

Disa myslimanë thonë se muaji i shenjtë i Ramazanit ndonjëherë ngatërrohet me një lloj diete “detox”, por se ky është thjeshtë një keqinterpretim.

Agjërimi përfshin përmbajtje nga të ngrënit, pijes së ujit dhe pirjes së duhanit ndërmjet agimit dhe muzgut – sipas kohës lokale – dhe duke hequr dorë nga kënaqësitë sensuale dhe seksuale gjatë gjithë muajit.

Këto janë manifestime të një lloji të agjërimit shpirtëror, në të cilën ndjekësit e Islamit nuk humbasin durimin e tyre, nuk zemërohen apo i ndjekin interesat e tyre vetjake.

– Jini të ndjeshëm ndaj efekteve të mundshme nga agjërimi të miqve myslimanë

“Kontrollimin e zemërimit dhe të gjuhës (ndër të tjera) e shoh më shumë sfiduese gjatë agjërimit sesa çdo gjë tjetër”, thotë Adeel Arif në një forum online për pyetje-përgjigje – “Quora”.

“E shoh që bëhem i paqëndrueshëm për shkak të urisë dhe etjes, dhe vetë-kontrollit”, ka shtuar ai.

“Kështu që, në qoftë se mund t’ia bëja një pyetje një jo-myslimani, ajo do të ishte që të merren me ne (myslimanët) me më shumë durim, dhe të përpiqen që të shmangin përballjet verbale me ne”, përfundoi ai.

– Kuptojeni se muaji i Ramazanit nuk është domosdoshmërish një përvojë e pakëndshme

“Për mua me një fjalë, Ramazani është i bukur”, ka thënë Dania Faruqui në forumin “Quora”.

Gjatë secilës ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit, shumë restorante në vendet islamike janë të mbyllura, transmeton Koha.net, dhe pastaj hapen për gjithë komunitetin për të ‘prishur’ agjërimin së bashku pasi dielli të ketë perënduar, duke sjellë më vete një ndjenjë afërsie me Allahun.

Agjërimi gjatë këtij muaji të shenjtë ka treguar po ashtu se ka edhe përfitime shëndetësore, edhe pse të gjithë ata që janë të sëmurë apo të dobët janë të lirë që të mos agjërojnë.

– Mundohuni të mos hani, pini ujë apo të pini cigare para atyre që agjërojnë

“Çfarë mund të bëni për të ndihmuar është të mos provokoni [myslimanët që respektojnë Ramazanin] apo të flisni me qëllim rreth ushqimit të shijshëm, dhe përfundimisht mos pini cigare apo ujë para tyre”, ka thënë Fizza Jaffer në forumin “Quora”.

“Gjithashtu, mund të përgatitni ndonjë ushqim për shokun/shoqen tuaj për iftar dhe të festoni një ditë të suksesshme të agjërimit”, ka shtuar Jaffer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit