0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vdes nga kanceri në tru pasi fliste çdo ditë 6 orë në celular

Më të lexuarat

Një burrë, i cili kalonte gjashtë orë në ditë duke folur në celular, ndërroi jetë nga tumori në tru.
Mendohet se sëmundja iu shkaktua për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit.
Britaniku Ian Phillips, 44 vjeç, ishte zotuar se do e luftonte sëmundjen pasi mjekët i thanë se ka në tru një tumor sa një limon.
Por ai e humbi betejën pasi kaloi muaj të tërë duke bërë fushatë mbi rreziqet e mundshme të celularit.
Phillips ishte drejtor në kompaninë General Electric dhe paguhej 110 mijë sterlina në vit.
Por gjashtë vjet më parë i nisi një dhimbje e tmerrshme koke.
“E kam kaluar gjithë jetën duke folur në celular. Kishte ditë që bëja telefonata konferencë për dy orë”.
“E dija direkt se e kisha nga celulari”.
Mjekët e universitetit të Bordosë në Francë kanë zbuluar se nëse përdorim 15 orë celularin në muaj, rrisim ndjeshëm rrezikun që të prekemi nga kanceri në tru.

   
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit