Në deklaratë u theksua se 4 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe 9 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë
ANKARA (AA) – Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se si pasojë e shpërthimit të vënë kurth nga ana e terroristëve gjatë kalimit të automjetit të blinduar ushtarak në autostradën Şemdinli-Aktütün, 4 ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e Shtabit të Përgjithshëm, bëhet të ditur se gjatë kalimit të automjetit të blinduar në autostradën Şemdinli-Aktütün, nga ana e anëtarëve të organizatës separatiste terroriste është shpërthyer lënda shpërthyese e punuar me dorë.
Në deklaratë u theksua se 4 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe 9 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë. ”Të plagosurit menjëherë janë dërguar në spital dhe vazhdon trajtimi i tyre. Dëshirojmë mëshirën e Zotit për dëshmorët tonë që humbën jetën në këtë sulm i cili ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllim të thellë, ngushëllime dhe durim për familjet, të afërmit, forcat e armatosura turke dhe kombin e madh turk. Ndërsa të plagosurve, heronjve tanë iu urojmë shërim të shpejtë.”