3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Konsulli italian në Vlorë është gay

Më të lexuarat

Flet me dashuri për Shqipërinë e sidomos për Vlorën, qytetin ku ka jetuar katër vitet e fundit. Thotë që do ta dojë gjithmonë këtë qytet sepse ka marrë më të mirën e tij. Ndihet i respektuar dhe i vlerësuar. Është njohës i mirë i problematikave që ka jugu i Shqipërisë sepse e ka vizituar dhe e ka studiuar me detaj këtë zonë.

Gjatë 4 viteve të drejtimit të konsullatës italiane në Vlorë, Strozzi organizoi mjaft aktivitete ku ndër më të njohurit kanë qenë ata të stinës “Dy popuj një det një miqësi”. Pikërisht në këto aktivitete ai shihej i shoqëruar me ideatorin e Logos së kësaj Stine Simone Mazzetto i cili më pas u zbulua se ishte bashkëjetuesi i tij, raporton bw. Mazzeto një arkitekt i cili kishte punuar më parë për Versace gjatë këtyre viteve u bë i njohur në Shqipëri me studion arkitekturore “Stile”. Konsulli italian Sergio Strozzi vjen në këtë rrëfim të fundit ekskluziv ku tregon mbi problemet që ka parë përgjatë këtyre viteve si dhe ato çfarë i kanë lënë mbresa mbi Shqipërinë.

Si kanë qenë këto vite të punës tuaj në Shqipëri?

Më duhet të them që kanë qenë katër vite intensive dhe shumë interesante. Shqipëria është një vend vërtetë interesant për mua si pjesë e eksperiencës sime diplomatike. Populli shqiptar është plot energji dhe këto janë të dhënat e para që dua të jap. Menjëherë sapo erdha, puna ime nisi me nevojën për të ndryshuar dhe për ta transformuar konsullatën. Në atë kohë funksiononin akoma vizat shengen dhe konsullata jepte nga 12 mijë deri në 15 mijë viza brenda vitit për qytetarët shqiptarë. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që mendova të bëja ishte riorganizimi i zyrës së konsullatës që të ishte sa më shërbyese, transparente dhe sa më afër qytetarëve. Sigurisht që ky operacion përfshiu edhe riorganizimin e personelit. Jam përpjekur që objektivi im të jetë që imazhi qoftë edhe i jashtëm i konsullatës të ishte një imazh transparent i një zyre serioze, korrekte dhe që vepron ligjërisht, kur sipas ligjit duhet të thotë ‘po’, thotë gjithmonë ‘po’, dhe kur duhet të japë përgjigje negative, i jep ato gjithmonë në bazë të termave ligjorë. Mendoj se qytetarët e Vlorës dhe të qyteteve të tjera të jugut e kanë vënë re këtë operacion, që nuk ishte i lehtë, por ishte i nevojshëm për t’i dhënë një imazh të ri konsullatës italiane në Vlorë për të gjithë klientët dhe për qytetin. Më ka ndodhur shpeshherë të dëgjoj komente nga ana e autoriteteve vendase, por edhe nga ana e qytetarëve që më thonin se sa shumë e vlerësonin këtë imazh të ri të konsullatës sonë. Më duhet të them se kjo është diçka shumë e rëndësishme sa i përket marrëdhënieve dypalëshe dhe për mikpritjen e konsullatës dhe të personelit të saj brenda qytetit. Ndoshta kjo nuk ka qenë gjëja më e rëndësishme. Gjëja thelbësore që ka ndodhur në këto katër vjet janë objektivat e reja që i kemi vënë vetes si konsullatë. Në fillim konsullata shihej nga të gjithë qytetarët shqiptarë si zyra e vizave. E quanin me një shprehje disi të shëmtuar “zyra e vizave” si një fabrikë që prodhon viza (qesh)./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit