4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Serbi: Rusia ndihmon në fikjen e zjarrit

Më të lexuarat

Qindra ushtarë, policë dhe zjarrfikës janë angazhuar në betejnë kundër zjarrit të fortë, i cili kërcënonte t’i përfshinte fshatrat në pjesën jugperëndimore të Serbisë gjatë ditës së diel.

Raportohet se shërbimet e emergjencës, të mbështetura nga ushtria dhe aeroplanët e Rusisë, ia dolin ta frenojnë zjarrin afër qytetit Çaçak, megjithqë disa fshatarë ishin larguar nga vendbanimet e tyre.
Temperaturat kishin arritur edhe deri në 40 gradë Celsius, raporton rel.
Rusia ka dërguar aeroplanin Bariev Be-200, me kapacitet prej 12 tonelata ujë, të shtunën, ndërsa aeroplani i tipit Ilushin 76, me kapacitet 42 tonelata ujë, arriti të dielën, për t’i ndihmuar shërbimet e tejngarkuara emergjente të Serbisë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit