-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

UBT e KosovaSERVAS garojnë në “International NASA Space Apps 2016”

Më të lexuarat

Studentë të UBT-së kanë aplikuar me idetë e tyre në një konkurrencë ndërkombëtare. Nga e premtja deri të dielën, brenda 72 orësh, janë shpërfaqur idetë për zhvillim të projekteve. Krejt në fund UBT dhe KosovaSERVAS janë bërë bashkë për aplikim të përbashkët.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se sivjet, në kategorinë “Journey to Mars” studentët e UBT-së, aplikuan me projektin “YEOM – Your Eyes on Mars”.

“Projekti lidhet me implementimin e kamerës 360 shkallë në robot dhe përdorimin e teknologjisë VR, që do të mundësojë shëtitjen në Mars, në kohë reale, duke u kyçur përmes aplikacionit të bazuar në ueb, në të cilin do të kenë mundësinë e qasjes shumë përdorues njëkohësisht, dhe se secili do të këtë eksperiencën e tij gjatë udhëtimit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Për të lëvizur në koordinata të ndryshme në Mars, bëhet e ditur se do të përdoret “Joystick”, si kontrolluese, të cilin përdoruesit do të mund ta përdorin edhe për të regjistruar ndonjë ngjarje kozmike.

“Ideja e grupit prej 8 studentëve është që të integrojnë dhe nëpërmjet robotit të marrin analiza të dheut në Mars. Kjo do të bëhet nëpërmjet teknikës së shpimit në thellësi të caktuara, nga ku do të specifikohen karakteristikat. Të dhënat pritet të përdoren për zhvillimin e kulturave agrare në Mars”, thuhet më tutje në komunikatë.

Këta janë po të njëjtit studentë të UBT-së, Muhamed Retkoceri, Rinor Maloku dhe Taulant Mehmeti, që së bashku me kolegët e tyre nga UP-ja, ishin vjet në Stacionin hapësinor të NASA-s, në Florida të SHBA-së, si pjesë e projektit “Natev Explorer”, i cili u shpall fitues i “People’s Choice Aëard” të NASA Space Apps Challenge 2015.

Videopërshkrimin e Projektit të ri “YEOM” mund ta shikoni më poshtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit