3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shikimi i femrave dobëson kujtesën?

Më të lexuarat

Ky është një studim i ri që thekson vërtetësinë e asaj që është shpallur në Kuran para katërmbëdhjetë shekujsh, për faktin se shkencëtarët kanë konstatuar se shikimi i femrave ndikon në kujtesën e shkurtër te njeriu. 

Një studim i ri holandez, të cilin e ka bërë njëri prej hulumtuesve te studentët dhe studentet e universitetit tregon faktin se vetëm prezenca e vajzave joshëse dhe biseda me to shkakton çrregullime te meshkujt, ua dobëson kujtesën dhe zvogëlon mendësinë e tyre në një shkallë të lartë.

Shkencëtarët deklarojnë se sa më e madh të jetë joshja dhe ngashënjimi i saj, aq i lartë do të jetë edhe ndikimi. Shkencëtarët këtë fenomen e komentojnë duke thënë se qelizat e trurit që bëjnë përpunimin e të dhënave dhe marrjen e vendimeve ndikohen nga prezenca e femrës, shikimin dhe bisedën me të.

Ky studim është fokusuar në tematikën e magjepsjes, joshjes dhe pispillosjes.
Shikimi në femrën e pispillosur ndikon që njeriu të humbasë ndërgjegjen dhe arsyetimin e tij dhe si rezultat i kësaj nuk mund të merret vendimi i duhur dhe i drejtë gjatë dhe pas shikimit në një periudhë të shkurtër derisa të mënjanohet ndikimi.

Kësisoj, vëllezër të nderuar arrijmë të kuptojmë përse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar me uljen e shikimit. Ai thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata” (Nur, 30)

Meditoni mbi fjalën e Allahut që është shprehur me “Thuaju besimtarëve”, për të na përkujtuar prezencën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, në mes nesh, sikur na urdhëron në çdo moment të ulim shikimin. Ky sqarim hyjnor na kujton të Dërguarin në këtë situatë, me shpresë se do ta përkujtojmë biografinë e tij të pastër, moralin e tij si dhe faktin se i Dërguari asnjëherë nuk ka shikuar ndonjë femër me epsh.

Meditoni këtë shprehje të mrekullueshme: “Kjo është më mirë për ta!”. Shikimi i femrave e infekton të menduarit, logjikën dhe i dëmton qelizat e trurit dhe çrregullon proceset e të menduarit në të, ndërsa kur njeriu largohet nga shikimi i këtyre të ndaluarave, truri i tij vepron në mënyrë shumë më efektive dhe me lehtësi mund të marrë vendim të drejtë.

Shikoni se si e përfundon Allahu i Lartësuar këtë ajet madhështor me fjalët e Tij: “Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata” në mënyrë që të na kujtojë mbikëqyrjen e Allahut ndaj nesh në çdo moment. Ai gjithashtu thotë: “Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra” (Gafir, 19).

Kjo konsiderohet metoda më e mirë për shërim, për faktin se psikologët thonë se ndjenja e njeriut për mbikëqyrjen e jashtme mund ta pengojë nga kryerja e të ndaluarave.

Gjithashtu shikoni se si ka filluar urdhri, me uljen e shikimit “që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)”, pastaj me ruajtjen e nderit “dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!” ngase Allahu i Madhërishëm dëshiron që të na largojë çdo dyshim apo akt që çon drejt të keqes. Shikimi është hapi i parë drejt mëkatit. Njeriu kur e ul shikimin e tij, pa dyshim se ndien kënaqësi mahnitëse. Këtë ka paralajmëruar edhe i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se shikimi është shigjetë prej shigjetave të Iblisit, kush e ul atë (shikimin) duke pasur frikë prej Allahut, atij Allahu ia kompenson dritë, me ç’rast gjen kënaqësi në zemrën e tij.

Në fund, dëshiroj të theksoj se një numër dijetarësh muslimanë kanë bërë një studim rreth ndikimit të shikimit të ndaluar dhe vazhdimësinë e të shikuarit të grave. Ata kanë konstatuar se shikimi i grave trashëgon shumë sëmundje, në krye të tyre artherosclerosis, si rezultat i shpërthimit që shkaktojnë këto shikime, gjithashtu presioni i gjakut dhe disa çrregullime psikologjike të cilat vërehen gjatë pleqërisë si dhe sëmundje të tjera.
Allahu i Lartësuar deshi të na pastrojë, për këtë shkak Ai thotë: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë” (Nisa, 27)

Shënim: Studimet tregojnë se ndikimi i femrës së zbuluar është shumë më i lartë sesa i femrës së thjeshtë. Nga këtu kuptojmë se përse Islami ndaloi zbulimin e femrës. Madje, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka paralajmëruar femrën nga zbulimi dhe ka lajmëruar se ajo nuk do ta shijojë erën e xhenetit – përveç nëse pendohet.

I Dërguari ka lajmëruar se zbulimi, joshja dhe dalja e femrave “të veshura, por të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve, të dobëta”, janë prej shenjave të kiametit. Dhe vërtet, kudo që të kthehemi vërejmë gjurmë prej gjurmëve të zbulimit, qoftë në kanalet satelitore, në rrugë, në ambientet e punës…

Gjithnjë duhet kujtuar urdhri hyjnor: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata” (Nur, 30). /klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit