Nëse tashmë keni provuar pothuajse të gjitha që erës nga goja juaj t’i jepni një aromë më të mirë dhe nuk jeni të kënaqur me rezultatet e eksperimentimeve, ndoshta është koha që duhmën me erë të keqe ta largoni me dy jogurtë të thjeshtë.
Të shtyrë nga rezultatet e efektit të jogurtit në zvogëlimin e probabilitetit të prishjes së dhëmbëve, një grup i shkencëtarëve japonezë ka ardhur në përfundim se jogurti është i mirë për shëndetin e gojës, fytit dhe problemeve me lukth.
Në hulumtimin e kryer ka dalë se me marrjen ditore të çfarëdo lloji të jogurtit zvogëlohet sasia e erës së pakëndshme në gojë. Zvogëlohen edhe shtresat e ushqimit në dhëmbë dhe parandalohet inflamacioni i mishit të dhëmbëve.
Gjatë hulumtimit të anketuarit kanë marrë udhëzime të njëjta për higjienën e dhëmbëve, mënyrës së të ushqyerit dhe marrjes së ilaçeve. Nga secili person janë marrë dhe ruajtur mostrat e pështymës dhe shtresat nga gjuha dhe nën të dhe është matur koncentrimi i përbërësve të sulfurit, e pas gjashtë javësh së marrjes së jogurtit niveli i përbërësve të cilët shkaktojnë erë të pakëndshme ka rënë për 80 për qind.
Mjaftojnë dy jogurtë në ditë për të larguar erën e pakëndshme, për të zvogëluar krijimin e shtresave dhe gurëzve të dhëmbëve dhe për të shëruar ose për të zbutur pezmatimin e mishit të dhëmbëve. Numri i baktereve në gojë mbetet i njëjtë, që mund të shpjegohet me atë se me marrjen e jogurtit disa lloje të baktereve të cilat shkaktojnë frymë të rëndë i zëvendësojnë llojet tjera, “të mira”, të baktereve, të cilat gjenden në jogurt.