1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përleshje mes policisë greke dhe refugjatëve në Idomeni

Më të lexuarat

Një grup prej dhjetëra refugjatësh i përbërë nga fëmijë dhe gra arritën të kalojnë kordonin e policisë greke, i cili ndodhet rreth 200 metra larg gardhit me tela të ndërtuar nga ushtria maqedonase.

Gratë dhe fëmijët para se të kalonin kordonin policor, protestonin në hekurudhën ndërkombëtare që lidh Maqedoninë dhe Greqinë, e cila është e bllokuar më shumë se dy javë.

Grupi i cili arriti të kalojë kordonin e policisë vendosi tenda dhe u ul në afërsi të gardhit me tela, mirëpo situata eskaloi në momentin kur qindra refugjatë të tjerë u përpoqën t’i bashkohen grupit të grave dhe fëmijëve.

Policia greke për të parandaluar afrimin e refugjatëve në gardhit me tela përdori edhe forcë. Momentalisht qindra refugjatë ndodhen tek gardhi me tela, ndërkohë vazhdon të rritet numri i forcave policore greke dhe maqedonase.

Në tërë territorin e Greqisë ndodhen mbi 50 mijë refugjatë, ndërsa vetëm në kampin e refugjatëve në Idomeni ndodhen rreth 12 mijë. Që nga 4 prilli i këtij viti Turqia ka filluar me ripranimin e refugjatëve për të cilët dëshmohet se nga Turqia kanë kaluar ilegalisht në ishujt e Greqisë./AA/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit