-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fjalë urrejtjeje, deputeti izraelit: gruaja ime nuk duhet të lindë fëmijën pranë një arabeje

Më të lexuarat

Një deputet i parlamentit izraelit, Bezalel Smotrich dëshiron të thojë se gruaja e tij “vërtet nuk është raciste”. Ajo ka vetëm një kërkesë të thjeshtë: herën tjetër që do të lindë fëmijë, do të preferonte të sigurohej që të mos kishte një grua arabe që do të lindte fëmijën pranë saj.

“Eshtë thjesht natyrale që gruaja ime të mos dëshirojë që të shtrihet pranë dikujt që sapo ka lindur një fëmijë që mund të vrasë fëmijën e saj pas 20 vjetësh”,  shkroi Smotrich në Twitter, duke shtuar gjithashtu, se ajo nuk do të donte të shqetësohej nga “të ushqyerit masiv që është i zakonshme mes nënave arabe që sapo kanë lindur”.

Komentet e tij vijn pason një raport të transmetuar në radion e Tel Avivit, “Reshet Bet” ku pretendohej se shumë spitale në Tel Aviv dhe në Jeruzalem e kanë praktikë të rregullt ndarjen e dhomave të lehonave për hebrenjtë dhe arabët, madje edhe kur nuk ka një kërkesë specifike nga klientet për një gjë të tillë.

Smotrich i përket partisë hebreje të krahut të djathtë “Shtëpia Hebreje” dhe shërben në parlamentin e vendit, Knesset që vitin e kaluar.

Komentet e tij bënë që kolegu deputet, Abd al-Hakim Hajj Yahya i partisë Lista Arabe që dominohet nga arabët, të kërkonte përmes një letre nga kryetari i parlamentit që Smotrich të pezullohet.

“Kjo lloj nxitje raciste ndikon një popullsi të tërë dhe si e tillë nuk mund të injorohet”, shkruan Yahya. “Komentet e këtij njeriu dëmtojnë drejpërdrejt statusin e Knesset-it”.

Madje, edhe Naftali Bennett, kryetare e “Shtëpisë Hebreje” shkroi në Twitter një kritike të butë për komentet e deputetit. “I dashur është njeriu, pasi ai u krijua sipas imazhit të Zotit”, shkroi ajo. “Hebre apo Arab”.

Megjithatë, komentet përçarëse të Smotrich nuk vijnë si surprizë. Ai e ka quajtur veten si një “homofob krenar”.

Ndërsa në dhjetor 2015, Smotrich shkroi një artikull në një gazetë ku deklaronte se hebrenjtë izraelitë që vranë një familje palestineze në fshatin Duma nuk mund të jenë terroristë, pasi ata nuk ishin arabë.

Përgatiti: Tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit