1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dushi ndihmon kundër stresit

Më të lexuarat

Vetëm pesë minuta nën dush është e mjaftueshme që ta lironi stresin nga trupi dheme ujin e ngrohtë e nxisni sekretimin e hormonit të lumturisë. 

Dushi ose vaska është dilema të cilën e kanë shumica dhe në numrin më të madh të rasteve fiton vaska sepse sipas mendimit të përhapur, në atë mund të relaksoheni më shumë. Por siç pohon një mjek vjenez, dushi megjithatë është zgjidhje më emirë.

Të mjaftueshme janë vetëm pesë minuta dush për lirimin e stresit të grumbulluar dhe regjenerimin e trupit dhe mendjes.

Uji nga dushi relakson muskujt, nyejt dhe shpinën, ndërsa uji i ngrohtë ndikon në krijimin e hormonit të lumturisë i cili ju nxit disponimin.
Nëse po ashtu i kushtoni vëmendje edhe xhelit për dush mund të ndikoni edhe në disponimin tuaj.

Dushi duhet të zgjasë jo më gjatë se pesë minuta, uji duhet të jetë tërësisht i përshtatshëm, as i ftohtë e as i nxehtë shumë. Problem është nëse qëndroni shumë gjatë nën dush sepse kombinimi i ujit të ngrohtë dhe xhelit për dush mund të thajë lëkurën.

Kështu që nëse zgjoheni me disponim të keq dhe të lodhur, pesë minuta nën dush do t’u kthejë energjinë dhe të largojë të gjithë mendimet negative.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit